Mbaron stërvitja e Kombëtares, ja formacioni që pritet nesër

25 Mars 2018, 14:13

Kombëtarja kuqezi ka zhvilluar seancën e fundit stërvitore para ndeshjes me Norvegjinë. Një stërvitje e lehtë, ku grupi ishte i plotë.

U stërvitet normalisht edhe Eros Grezda, i cili ka pasur disa shqetësime të vogla.Trajneri Panucci po mendon për formacionin, që pritet të jetë ky: në portë Strakosha, edhe pse Berisha është rikuperuar, në mbrojtje Hysaj dhe Lenjani nga krahët dhe Mavraj dhe Gjimshiti në qendër, me këtë të fundit në avantazh me Ajetin.

Në mesfushë do të jetë treshja Xhaka-Qaka-Ramadani. Në sulm, Roshi dhe Grezda janë të sigurt, ndërkohë që ka balotazh mes Balajt dhe Sadikut, ku në momentet e fundit duket se po fiton kuota shkodrani.