Mbërrijnë mbi 15 mijë dozat e Pfizer, Rama: Në prill do të vijnë edhe 30 mijë doza të tjera! Brenda 15 ditëve vijnë dhe 14 mijë vaksinat e COVAX

1 Mars 2021, 21:48

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale informon se kanë mbërritur 15,210 dozat e vaksinave të kompanisë Pfizer.

'30 mijë doza në prill nga Pfizer. Kanë arrdhur 15 mijë doza sot kemi marrë konfirmimin nga Pfizer që do të vijnë 30 mijë doza në muajin prill. Kam shumë besim se shumë shpejt do të kemi një lajm shumë të mirë, nga në një anë sepse kemi ndërkohë të konfirmuara 14 mijë dozat e para nga Covax dhe apsolutisht jam shumë besimplotë se do të kemi mundësinë e një vaksinimi intensiv dhe do të thyejmë zinxhirin e infektimit. Dhe ta bëjmë këtë sezon me infektime me rënie drastike, ku Shqipëria të jetë e hapur për të cilët duan të vijnë. Është një luftë e madhe tregtare.'- tha Rama.