Mbi 700 të prekur në vit me kancer në mushkëri...vetëm nga duhani!

18 Tetor 2019, 18:55

Rritet numri i rasteve të kancerit të mushkërive në vendin tonë. Kjo gjë u bë e ditur gjatë Kongresit të 11 të Pneumologjisë. Mjekja pneumologe Silvana Bala tha se situata me sëmundjen e kancerit të mushkerive është në rritje, ku vetëm në një vit dignostikohen 700 raste të reja.

“Raste të reja për kancerin pulmonar kemi rreth 50-60 raste të cilat rriten cdo vit si raste të reja. Pra ne diagnostikojmë në vit rreth 700 pacient të rinj me kancer të mushkërive, është një numër i konsiderueshëm”-u shpreh mjekja pneumologe

Faktori kryesor për rritjen e numrit të kancerit të mushkërive është duhani, i shoqëruar dhe nga faktorë ambiental.

“Situata e sëmundjeve, qoftë këto kronike obstruktive qoftë të kancerit është në rritje për faktin sepse janë vite që shprehin impaktin e duuhanpirjes. Pra 15-20 vite përpara kur duhanpirja në popullatë edhe është rritur dhe pikërisht ky imakt reflektohet sot në numrin e rritur të pacientëve me kancer dhe sëmundje kronike obstruktive. Pastaj faktorët e tjerë ndotja e ambientit, ndotja e ambientit të punës, ambientit të jashtëm, janë kushtet e tjera që influencojnë në rritjen e numrit të pacientëve”, - tha Bala.

Një tjetër shqetësim lidhet me sëmundjen Spok (semundje pulmonare obstruktive kronike). Mjekët pneumologë bejnë apel për rimbursimin e terapisë së oksigjenimit.

Është faktikisht shumë i kushtueshëm. Në studimet e bëra në botë shkon rreth 5600 dollarë një riakutizim i pacientëve të sëmurë me Spok (sëmundje pulmonare obstructive kronike). Për vendin tonë normalisht është një kosto shumë e lartë, për buxhetin e shtetit për spitalin  për pacientin për familjarin. Ndoshta do ishte një kërkesë e mjekëve tanë pneumologë për ta parë me një sy më të kujdesshëm pjesën e rimbursimit të oksigjeno-terapisë të këtyre pacientëve në shtëpi”, - tha pneumologia.

Sëmundjet e kancerit vijojnë të mbeten një fenomen në rritje në vendin tonë, ndërkohë që bluzat e bardha bëjnë apel të përsëritur për qytetarët që të kujdesen më tepër për shëndetin.

    No videos found.