Teksa nisi të hapte ‘librin e akuzave’ ndaj qeverisë me të cilat ‘tronditi’ Brukselin javën e kaluar duke nxirë Shqipërinë, Sali Berisha nuk i shpëtoi edhe ‘lëmshit’, teksa u ngatërrua disa herë me fjalët e tij, duke bërë gabime të dukshme.
Madje në një rast edhe u korrigjua nga gazetarët, kur po fliste për vetëvrasjen e gardistit në Tiranë, duke thënë se ishte flijuar në zyrë, por ngjarja kishte ndodhur në makinë.
“Abuzimi me... rezervat... me... burimet shtetërore. Kërcënimi zgjedhje... zgjedhësve dhe përdorimi i administratës publike”, nisi ai të ‘ngecte’ teksa lexonte ‘bëmat’ e qeverisë në zgjedhje.
Dhe pak sekonda më pas:
“Mbjella e 208... e 200... mbjellja e 100... eee... 29 mijë e 300 hektarëve kanabis apo 290 milionë metër katrorë (pauzë 5 sekonda)”, vijoi Berisha, teksa iu desh të hapte fletët për të vijuar me akuzat e tjera në lidhje me krimin dhe zgjedhjet.