Mblidhet Kryesia/ Rama i vë vijën e kuqe socialistëve: Administrata nuk është pronë e Partisë Socialiste, harrojini punësimet në shtet

15 Tetor 2021, 11:52 | Përditesimi i fundit: 2021-10-15 15:29:18

Kryeministri Rama ishte i qartë në mesazhin që kishte për të gjithë anëtarët e Partisë Socialiste sot pas mbledhjes së Kryesisë në Selinë rozë kur ia preu gjithkujt rrugën drejt administratës publike përmes zyrave të partisë. Ai ripërsëriti vijën e kuqe të vendosur nga Kongresi socialist që askush të mos punësohet më në institucionet shtetërore me 'ndërmjetësimin' e zyrave të Partisë Socialiste.