Mblidhet në selinë e PD-së Komisioni i Rithemelimit! Berisha merr rolin e kryetarit

6 Prill 2022, 14:15 | Përditesimi i fundit: 2022-04-06 18:37:44

Komisioni i Rithemelimit është mbledhur sot në selinë e Partisë Demokratike, ku në fokus të mbledhjes do të jetë riorganizimi që po bën Komisioni i Rithemelimit, në bazë dhe zgjedhjen e strukturave të reja vendore nga anëtarët e kryesisë së degëve, deri te kryetarët e tyre. I pranishëm në mbledhje është edhe Sali Berisha, i cili siç duket dhe fotot brenda mbledhjes, ka marrë rolin e kryetarit. 

Edhe pse Sali Berisha e quan të kryer faktin se ai ka marrë në dorë Partinë Demokratike pasi ka një vendim gjykate, Shtete e Bashkuara të Amerikës, të cilat e kanë shpallur ‘non grata’ për korrupsion, nuk mendojnë kështu.