'Mbretëresha e bukurisë' nga Leenane, në Teatrin Eksperimental,  të ftuar aktorët Genc Fuga dhe Laura Nezha

28 Janar 2019, 11:24

I ftuar sot në emisionin "Rreze Dielli" në Report TV për të folur mbi pjesëmarrjen në shfaqjen e fundit "Mbretëresha e bukurisë" që vjen këtë fundjavë në Teatrin Eksperimental, Fuga pranoi se "Dance With Me" ishte eksperiencë e bukur por që i kushtoi sepse iu desh të merrte mjekime për gjunjët.Çifti i aktorëve bashkëshortë Eni Jani dhe Genc Fuga u shpallën dhjetorin e kaluar fituesit e edicionit të 5-të të “Dance With Me”. Por përtej magjisë së spektaklit që të gjithë kanë mundur të shohin përmes ekranit të vogël, pak e dinë që pjesëmarrja në këtë shoë kërcimi kërkon shumë sakrifica e madje lë edhe pasoja ndonjëherë. I tillë ishte dhe rasti i vetë njërit prej fituesve, aktorit Genc Fuga. I ftuar sot në emisionin "Rreze Dielli" në Report TV për të folur mbi pjesëmarrjen në shfaqjen e fundit "Mbretëresha e bukurisë" që vjen këtë fundjavë në Teatrin Eksperimental, Fuga pranoi se "Dance With Me" ishte eksperiencë e bukur por që i kushtoi sepse iu desh të merrte mjekime për gjunjët.