Mbyllet protesta e opozitës, Drejtori i Policisë falenderon efektivët

16 Shkurt 2019, 16:36

Në përfundimin të protestës së opozitës së bashkuar drejtori i policisë së shtetit Ardi Veliu i shoqëruar nga drejtuesi i policisë së Tiranës falenderuan efektivët. Report Tv sjell pamjet e momentit kur Veliu dhe Kastriot Skënderi takojnë dhe falenderojnë policët. Nga protesta e opozitës mbetën 7 policë të plagosur. Ndërkohë që pas përfundimit të tubimit ka nisur identifikimi dhe procedimi penal për personat që goditën dhe sulmuan Kryeministrinë. Në orët në vijim priten edhe arrestimet nga policia.