Mbyllet shkolla në Grizë pas dëmeve nga tërmeti, 62 fëmijët dërgohen për mësim në Patos! Prindërit s’pranojnë, vijojnë protestën: I kemi larg, dëmet vetëm në sipërfaqe

8 Shtator 2021, 11:10 | Përditesimi i fundit: 2021-09-08 14:20:25

Prindërit e fshatit Grizë në Patos vijojnë ditën e dytë të protestës duke mos lejuar që fëmijët e tyre të shkojnë në shkollën në Patos ku i ka caktuar bashkia. Ata nuk pranojnë që fëmijët e tyre të shkojnë në Patos pasi i kanë larg, ndërsa shprehen mosbesues se shkolla paraqet rrezikshmëri për fëmijët, pasi sipas tyre dëmte janë vetëm në sipërfaqe.