Mbytet 60-vjeçari në Karaburun, polumbarët gjejnë pas një dite trupin

26 Shtator 2019, 09:35

Një peshkatar është mbytur në Karaburun pranë vendit të quajtur 'Raguna 1'.  Viktima është  Mehmet Aliraj,  i moshës 60-vjeçare i cili kishte dalë ditën e djeshme për të gjuajtur peshk me pushkë sportive nën ujë. Por gjuetia nuk shkoi siç duhet për 60-vjeçarin i cili nuk ka mundur të dalë më nga uji.

Nga kërkimet paraprake personi në fjalë nuk është gjetur dhe kërkimet pasditen e djeshme janë ndërprerë për shkak të motit të paqëndrueshëm.Sot rifillun përsëri kërkimet nga policia e Orikumit, Policia Kufitare dhe Polumbarët të cilët arritwn tw gjenin trupin e viktimws 20 metra larg bregut.

    No videos found.