Më 30 tetor thirrja e dytë për Programin IPARD II, Rama: Mbështesim fermerët e sipërmarrësit në fshat

29 Tetor 2019, 09:11

Kryeministri Rama në një kohë ku fermerët kanë paralajmëruar një protestë, ka bërë thirrje për fazën e dytë të Programit IPARD që mbështet këtë kategori.

'MIRËMËNGJES dhe me thirrjen e fazës së dytë të Programit IPARD në mbështetje të fermerëve e sipërmarrjes në fshat, ju uroj një ditë të mbarë.' shkruan Rama.

Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural dhe Autoriteti Menaxhues në Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural kanë nisur prej disa kohësh takimet informuese për Programin IPARD-II, thirrja e II-të, në kuadër të promovimit të programit në 12 qarqet e vendit.  Aktiviteti i parë u zhvillua në ambientet e fermës blegtorale, në Lundër, datë 15 Tetor, me një pjesëmarrje të lartë të aplikantëve potencialë nga qarku i Tiranës, të interesuar për programin dhe mënyrën e financimit të projekteve të tyre.

Ky program është një kërkesë imediate për zhvillimin e sektorit duke synuar mbështetjen e investimeve në sektorin agro-ushqimor, me qëllim përmirësimin e konkurrencës, plotësimin e standardeve të BE-së, dhe diversifikimin e zonave rurale. 

Programit IPARD, synon  të rrisim sektorin e bujqësisë, agropërpunimin dhe turizmin rural, i cili fillon nga përmirësimi i produkteve në tregun bujqësor, nxitja përmes krijimit, zhvillimit, përmirësimit, dhe sigurisë ushqimore.

Programi promovues do të vazhdojë në çdo qark të Shqipërisë deri në datën 30 Tetor, data e çeljes së thirrjes së dytë, për të njohur aplikantët potencialë nga afër me kushtet e aplikimit.

    No videos found.