“Më bëni dhuratë fitoren”, Edy Reja festoon 74-vjetorin: Ndihem i ri në mendje time

10 Tetor 2019, 18:00

Trajneri i Kombëtares Edy Reja ka festuar sot 74-vjetorin e lindjes në ambientet e një hoteli në Stamboll ku kuqezinjtë po qëndrojnë në prag të ndeshjes me Turqinë. Siç duket edhe nga video trajneri fillimisht urohet nga presidenti Armando Duka, ndërsa më pas njëzëri të gjithë të pranishmit fillojnë të këndojnë.

Në video trajneri Reja dëgjohet të thotë: “Sekreti për të arritur në moshën time është se unë kam ndenjtur gjithmonë me të rinjtë dhe sepse jam i ri në mendjen time. Më keni dhënë një kënaqësi të madhe në ndeshjen ndaj Islandës, jemi rritur ndjeshëm dhe jam ndier shumë i kënaqur.

    No videos found.