Me daullë dhe flamuj kuqezi, qytetarët mblidhen për të parë inagurimin e aeroportit të Kukësit: Presim nipin nga Londra

18 Prill 2021, 13:45 | Përditesimi i fundit: 2021-04-18 13:50:50

Dhjetra qytetarë, nga Burreli, Kukësi, Peshkopia si dhe nga Kosova, janë mbledhur ditën e sotme, për të parë inaugurimin e aeroportit të Kukësit. Me daulle dhe plot entuziazëm disa prej qytetarëve thonë se po presin të afërmit e tyre, e ndërsa të tjerë thonë se kanë dalë vetëm për kuriozitet.

‘Jam nga Burreli! Presim nipin tonë që vjen nga Londra! Nuk e dimë se për kë do të votojë ai, por ne kemi 10 vite që nuk e shohim në sy. Do të ketë shumë zhvillim për zonat e veriut në Shqipëri.’- tha një qytetar.

‘Kam ardhur nga Prizreni, për të parë sesi është ndërtuar.’- tha një tjetër.

‘Hallall ja boftë zoti Edi Ramës dhe qeverisë së tij do të ketë shumë zhvillim edhe për zonën e veriut edhe për Kosovën. Me këtë kryeministër zoti ja boftë jetën 1000.’-tha më tej një qytetar.

‘Vijmë nga Peshkopia për inaugurimin e aeroportit më të bukur në vend.’- u shpreh një tjetër.