Me gomone për të shpëtuar qenin e braktisur, gjesti i çiftit shqiptar gjatë pushimeve në karaburun!

29 Qershor 2021, 17:15

Gerd dhe Redona Kaceli janë shpëtimtarët e një qeni të braktisur dhe të sëmurë gjetur fare rastësisht teksa shkuan me gomone në gadishullin e Karaburunit. Teksa shëtisnin në gadishullin e Karaburunit çifti nga Tirana Gerd dhe Redona Kaceli hasën në një qen race, në gjendje të mjeruar pa ngrënë dhe pa pirë prej ditësh. I ofruan si fillim ujë dhe ikën prej andej me kokën pas. Ishte fati i kësaj qenushes, e cila mesa duket ishte një qenushe molose, një nga racat më autoktone shqiptare! Qen stani me pak fjalë! Nuk e di e braktisur apo e ikur, ne e gjetëm në plazh në gjendje kritike. Unë u tmerrova nga fakti që pashë një qen që pinte ujë deti për të shuar etjen nisur edhe fakti që Karaburuni ka pak ujë. Që aty na bëri përshtypje me Redonën. I dhamë ujë, u munduam që t'ia shuanim etjen në një periudhë të gjatë kohë që të mos i bënte dëm uji dhe u habitëm që qeni piu rreth 8 litra ujë. Menduam të bëjmë një operacion shpëtimi! Unë vetë kam një backgroun ushtarak që kështu këto operacionit e shpëtimit i kam qejf, sidomos për kafshë të tilla", tha Gerdi. Ata janë adhurues të kafshëve dhe ndaj u rikthyen në Karaburun, kësaj radhe me mision për të shpëtuar qenin e braktisur. "Dehidratimi ishte i tejskajshëm. Nuk kisha parë kurrë një kafshë kaq të dehidratuar. Entela nga Vlora ka premtuar që do të kujdeset për të. Problemi ishte për transportimin nga Karaburuni për në Vlorë! Falënderoj Rinaldin për skafin sepse ishte e vetmja mënyrë. Uroj të ketë një fat të mirë", vijon Gerd Kaceli. "Nuk dua t'i vendos emër sepse pastaj do të afeksionohem shumë. Po të kisha një shtëpi private do ta kisha marrë me vete. Report Tv ndoqi nga afër misionin e shpëtimit nga Vlora në Karaburun me gomone.... Nuk ishte e thjeshte pasi qeni nuk futej në kafaz por Gerd Kaceli që ka eksperience e gjen zgjidhjen. "Tashmë do të jetë në duar të tjera dhe shpresoj që tashmë të përfundojë aty ku duhet, në një familje që e do. U munduam me kafaz por është qen i zgjuar dhe e di çfarë do të thotë kafazi. Me litar u tregua më miqësore, siç duket është mësuar", tha Gerdi. Tashmë qeni është strehuar në Vlorë dhe së shpejti do të birësohet në Itali. Ndërsa çifti që ka kryer edhe here të tjera shpëtimin e qenve të rrugëve apelon për mbrojtjen e kafshëve. "Unë jam shumë i ndjeshëm në këtë pikë dhe ju bëj thirrje të gjithë njerëzve që të tregojnë qytetarërim. Zemra si kur rreh poshtë një lëkure, si kur rreh poshtë një gëzofi është e njëjta jetë. Mos ua ndërprisni jetën asnjë krijese", apelon në fund Gerdi.