Me logon e re, PD e Berishës nxjerr njoftimin për mbajtjen e referendumit për shkarkimin e Bashës! Paloka: Data 18, koha të vendosin demokratët

15 Dhjetor 2021, 11:55

Me logon e re të PD, të ndryshuar në Kuvendin e Sali Berishës më 11 dhjetor, Komisioni i Rithemelimit ka publikuar njoftimin mbi mbajtjen e referendumit për shkarkimin e Lulzim Bashës.

Njoftohet se referendumi do të zhvillohet më 18 dhjetor, ditën kur do ta mbahet Kuvendi i PD, ndërsa orari i votimit do të jetë nga 08:00 deri në orën 17:00.