Më parë shiteshin më lirë, sot çdo markë vaji në treg 381 lekë! Bizneset unifikojnë çmimin tavan, Bordi i Transparencës ‘certifikon’ abuzimin

12 Maj 2022, 19:51

Pas vendosjes së çmimeve tavan nga Bordi i Ushqimeve abuzimet me disa produkte nuk kanë të ndalur. Nga një vëzhgim i bërë nga Report Tv nëpër markete vihet re se të gjithë e shesin vajin në vlerën e përcaktuar nga bordi, pavarësisht se janë marka të ndryshme. Disa lloje vaji që deri para luftës kishin çmime të ndryshme, tashmë kanë çmim unik.