Me qeleshe dhe flamuj kuq e zi, shqiptarët kryesojnë garën ndërkombëtare të motorëve në Austri

8 Shtator 2018, 17:43

Takimi më i madh i motoristëve në Europë prej tre ditësh po zhvillohet në Austri. Parada e motoristëve mbahet çdo vit në qytetin Vilach. Të pranishëm kanë qenë të gjithë shtetet e botës, dhe nuk ka munguar as Shqipëria. Vendi ynë është përfaqësuar nga grupe të ndryshme ndër to edhe grupi “Shqiponjat e rrugës”.

Ajo që është vënë re nga postimet e bëra në rrjetet sociale nga të pranishmit është se nuk kanë munguar as simbolet komëbtare shqiptare, të cilët kanë kryesuar vendin. Të veshur me kostume kombëtare, me xhamadanë, shqiptarët kanë valëvitur flamurin kuq e zi në mes të Austrisë. Në sfond dëgjohen gjithashtu edhe këngë patriotike si “Xhamadani vija vija” apo edhe “Kuq e zi”.