Me shpejtësi në motor e semafor të kuq, Gaz Paja përplaset me makinën tek ish-Parku në Tiranë!

12 Nëntor 2021, 11:30

Një tjetër aksident në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, këtë radhë ka protagonist aktorin e humorit, Gazment Paja. Aktori udhëtonte me një motor në kryqëzimin e rrugës “Ndre Mjeda”, pranë ish-parkut të Autobusëve, kur është përplasur me një makinë.