Momenti i fundit kur Arjan Sala vrapon drejt zjarrit për të ndihmuar kolegët

29 Mars 2021, 22:53 | Përditesimi i fundit: 2021-03-29 23:31:34

Ky është momenti i fundit kur Arjan Sala ka hyrë në ambientet e brendshme të magazinës që u përfshi nga zjarri pasditen e 24 Marsit, i cili është regjistruar nga kamerat e sigurisë.

Në video shihet Arjan Sala që është duke vrapuar për të hyrë në magazinën ku ka rënë zjarri, menjëherë sapo ka marr në radio njoftimin për ngjarjen.