Mediu në Laprakë: Rama shkatërroi vendin, më 25 prill lufta është ndaj tij

18 Prill 2021, 12:19 | Përditesimi i fundit: 2021-04-18 12:20:57

Fatmir Mediu gjatë një takimi me banorët në Laprakë, tha se 25 prilli nuk do të jetë një ndeshje mes të majtës dhe të djathtës, por ndeshen shqiptarët që duan shtet me Edi Ramën, i cili ndërton vetëm krim dhe korrupsion.

Për Mediun, Rama do të mbahet mend për shkatërrimin e familjeve dhe të ardhmes së shqiptarëve. Fatmir Mediu, i cili është pjesë i koalicionit "PD-Aleanca për Ndryshim", premtoi se do të sjellë ndryshimin e vendit, kthimin e dinjitetit njerëzor dhe zhvillimin ekonomik.