Mediu nga Elbasani: E vetmja mënyrë për të mposhtur të keqen, që të mirët të mos përçahen! Opozita të bashkohet për të garantuar zgjedhje të lira

26 Nëntor 2020, 16:46

‘Opozita s’duhet të humbasë asnjë çast, por duhet të bashkohet për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme në 25 Prill’, ky ishte mesazhi i kreut të PR, Fatmir Mediut nga Elbasani, i cili gjatë një takimi me strukturat, kërkoi angazhimin maksimal të jashtëparlamentarëve për të fituar zgjedhjet parlamentare.