'Menduam se ishte dita jonë', Balaj pas humbjes me Francën Lenglet Shqipëria e fortë, por ne donim

18 Nëntor 2019, 14:46

Përfundimi i ndeshjes me Francën ka krijuar një atmosferë jo dhe shumë optimiste në kombëtare, me trajnerin Reja të cilit tashmë i ka përfunduar edhe kontrata. Gjithsesi në përgjithësi futbollistët e kombëtares kanë mbetur të impresionuar nga stadiumi, ndërsa kanë evidentuar se përballë kishin kampionët e botës.

Gjimshiti: "Pritja ishte shumë e bukur, i falenderoj tifozët që kanë ardhur kaq shumë e kanë krijuar këtë atmosferë fantastike. Edhe për ne ishte shumë emocionuese kur e pamë për herë të parë stadiumin kaq plot. Ishte diçka shumë e bukur, por më vjen keq që nuk dhamë diçka të mirë në këtë debutim."

Balaj: "Besuam të gjithë se me mbështetjen e tifozëve, stadiumi i ri, mund te jetë dita jonë, por një kundërshtar si Franca na e bëri të vështirë e thuajse të pamundur për të marrë një rezultat pozitiv. Tani të shohim përpara dhe unë i falenderoj të gjithë."

Veseli: “Kundërshtari ishte shumë i fortë, janë kampionët e botës, kanë ardhur me nivelin e tyre më të mirë dhe ishte e vështirë për të fituar kundër Francës.”

Më tej për mediat shqiptarë folën edhe dy futbollistë të Francës:

Lenglet: “Ishte shumë e rëndësishme për ne të përfundonim të parët në grup. Shqipëria kishte një ekip të mirë dhe nuk ishte e lehtë të fitonim.”

Sisoko: “Ishte një ndeshje e rëndësishme për ne pasi dëshironim të bënim mirë dhe të përfundonim sit ë parët në grup. Ia arritëm të bënim këtë dhe jami të kënaqur. Mund të them se ishte një ndeshje e vështirë pasi Shqiparia luajti për herë të parë në këtë stadium dhe atmosfera ishte në mbështetje të tyre.”