Tjetër video! Angela Merkel pushtohet sërish nga të dridhurat, bota e shqetësuar për kancelaren

27 Qershor 2019, 12:46 | Përditesimi i fundit: 2019-06-27 13:59:13

Komplikohet sërish situata shëndetësore e kancelares gjermane Angela Merkel. Pas të dridhurave që e pushtuan gjatë takimit me presidentin e Ukrainës në Berlin vetëm dhjetë ditë më parë, rikthehet sërish e njëjta situatë. 

Ajo është prekur sërisht nga të dridhurat në mënyrë të pavullnetshmë për të dytën herë duke bërë që të ngrihen shqetësime për shëndetin e 64-vjeçares.

Gjatë takimit me presidentin Frank-walter Steinmeier në Berlin, Merkel nuk ia doli dot të kishte kontroll mbi trupin e saj. Ajo ka bashkuar duart dhe përpiqet të mos dridhet, ndonëse pa rezultat.

Gjithashtu i kanë ofruar dhe një gotë me ujë duke bërë që ajo të ndjehet pak më mirë. Mjeku i Merkel  raportoi pas herës së parë që qarkulluan videot në rrjet, se kjo situatë ishte  për shkak të dehidratimit.

Sipas raportimeve në gjermani gruaja më e fuqishme në botë është parë të dridhet edhe më parë, veçanërisht në ditët me diell.

Në vitin 2014 ajo e shtyu një intervistë televizive në minutat e fundit për shkak të gjendjes së saj të dobët.