Merret vendimi, komisionet parlamentare do të mblidhen fizikisht, kusht vaksina ose testi për deputetët! Ngritja e 3 komisioneve hetimore i kalon seancës plenare

4 Tetor 2021, 11:51 | Përditesimi i fundit: 2021-10-04 14:39:04

Kuvendi vendosi sot për të zhvilluar mbledhjet me prezencë fizike të deputetëve Komisionet e Përhershme Parlamentare. Në Konferencën e Kryetarëve u caktua që deputetët duhet të paraqesin certifikatën e vaksinimit ose test PCR të 48 orëve të fundit.

“Për të marrë pjesë në mbledhjet e komisioneve deputeti dorëzon pranë sekretarisë së komisionit certifikatën e vaksinimit ose testin PCR negativ të kryer jo më vonë se 48 orë përpara fillimit të mbledhjes”, thuhet në vendim.