Mes artistëve dhe vogëlushin me shqiponjën kaliqafë, Meta nga Lezha: Shqiptarinë e kemi bashkë

4 Tetor 2019, 16:46

Presidenti Ilir Meta mori pjesë në një aktivitet përkujtimor në Lezhë në nderim të At Gjergj Fishtës. Kreu i shtetit u shfaq në krah të rinjve të veshur me kostume popullore, ndërsa mori edhe një vogëlush kaliqafë. Sepse siç ka thënë edhe At Gjergj Fishta: "Vërtetë kemi Bajram e Pashkë, por Shqiptarinë e kemi bashkë, thotë Meta.

"Me shumë kënaqësi pranova ftesën e Shoqatës “Kuvendi Folklorik Kombëtar”, për të marrë pjesë në veprimtarinë kulturore të organizuar në qytetin e mrekullueshëm të Lezhës, në nder të kolosit të letrave shqipe, At Gjergj Fishtës.

Edhe pse i përkushtuar ndaj një besimi, misioni i tij fisnik, që na la trashëgimi dhe prej të cilës ne frymëzohemi edhe sot, ishte Shqiptaria, heroi dhe misionari i kombit, që duhet të ndërmarrë impenjime shoqërore konkrete.

Të punojmë për Shqipërinë, të ruajmë unitetin, të mirën dhe të ardhmen e saj. Sepse siç ka thënë edhe At Gjergj Fishta: "Vërtetë kemi Bajram e Pashkë, por Shqiptarinë e kemi bashkë!" shkruan Ilir Meta.

    No videos found.