Mesazhi i demokratit nga Tepelena: Nëse përsëriten zgjedhjet PD shkrihet fare, të pastrohet

10 Maj 2021, 10:35

Një telefonues nga Tepelena që u bë pjesë e emisionit “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv tha se është i djathtë dhe ka votuar për PD-në. Por zotëria kishte një mesazh për demokratët kur tha se nëse zgjedhjet përsëriten PD shkrihet fare. Kjo është alibi sqaroi ai dhe se PD duhet të pastrohet nga figurat 30-vjeçare.