Mesazhi i fortë i ambasadores së SHBA-së: Reforma në drejtësi dhe zgjedhorja nuk janë për pazare!

22 Maj 2020, 11:21 | Përditesimi i fundit: 2020-05-22 14:20:19

"Mesazhi më është shumë i qartë. SHBA do të njëjtën gjë që populli shqiptar do. Duam që Shqipëria të jetë një aleate e fortë dhe i aftë i SHBA dhe duam që të jeni pjesë e familjes Europiane. Nuk mund ta keni atë pa një reformë Zgjedhore dhe pa një reformë në Drejtësi. Këto të dyja nuk janë për të bërë pazar. Janë domosdoshmëri, ka ardhur koha të reshtuni së bëri pazare, është koha të bëhet reforma në drejtësi dhe zgjedhore sikurse drejtuesit kanë premtuar popullit shqiptar", tha Kim. Këto mesazhe i tha para se të takonte anëtarët e KPA-së.