Mesazhi i FORTË: Vajzat presin flokët, dhuratë për paruke për gratë e prekura nga kanceri i gjirit

19 Tetor 2019, 16:06

TIRANE - Tetori, i cilësuar si muaji Rozë, është një muaj i dedikuar ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit.

Për tu sensibilizuar me te gjitha gratë që kanë kaluar këtë sëmundje, një grup vajzash prenë flokët dhe i dhuruan, që më pas të përpunohen dhe të kthehen në paruke. Një pjesë e vajzave u shprehën për Report Tv se mundohen që me këtë veprim të ndihmojnë sadopak që munden të gjitha femrat e prekura nga kanceri i gjirit dhe i bëjnë ftesë kujtdo që dëshiron të bëhet pjesë e kësaj nisme.

“Është e vetmja arsye që më ka bërë ti pres flokët pa u menduar dhe pa më ardhur keq për to, jam shumë e lumtur dhe kam ardhur me një gëzim të madh edhe shpresoj që dhe vajzat e tjera të angazhohen dhe të marrin zemër nga ky veprim. Është hera e parë që dhuroj flokët dhe ajo që më çoi më shumë është se kam patur një familjar që u prek nga kjo sëmundje e tmerrshme dhe përveç faktit të shëndetit është dhe psikologjike. Duke qenë se për gratë flokët janë shumë të rëndësishme dhe nga ana psikologjike, vendosa që ky gjest i vogël në fakt për mua por mund të jetë i madh për ato, të bënte një ndryshim sado të vogël” - u shprehën disa prej vajzave