Mesdheu Lindor/ Greqia gati për dialog me Turqinë por kërkon sinjale konkrete nga Ankaraja

16 Shtator, 14:31

Relaksimi i ditëve të fundit në Mesdheun Lindor pas disa javë fërkimesh midis Greqisë dhe Turqisë është një paralajmërim i mirë për fillimin e negociatave.

Kthimi në port i anijes turke Oruç Reis, e angazhuar në kërkimin e hidrokarbureve në një zonë të diskutueshme midis dy vendeve, i ka hapur diplomacisë europiane një dritare për të kërkuar zgjidhje për  mosmarrëveshjet territoriale që kanë zgjatur për dekada.

Presidenti i Këshillit Europian Charles Michel, gjatë vizitës së tij në Athinë u shpreh se BE-ja do të vlerësojë mundësinë e një konference shumëpalëshe.

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, duke i bërë jehon fjalëve të Michel deklaroi se nëse nga Ankaraja do ketë sinjale të prekshme të vullnetit të mirë, Greqia është gati të ulet dhe të diskutojë me Turqinë mbi temat që kanë sjellë fërkimet e fundit-caktimin e ujërave tona territoriale dhe zonat ekskluzive ekonomike në Egje dhe Mesdhe.

Ndërkohë në Bruksel jo të gjithë mbështësin  francezin Macron për një qëndrim të ashpër ndaj Turqisë. Përfaqësuesi i Lartë i BE për Punët e Jashtme Josep Borrell u shpreh se  "Ajo që ndodhi këtë verë është e papranueshme. Turqia duhet të lërë mënjanë veprimet e njëanshme, kusht ky që të filloj dialogu.

Por ndërkohë nuk ka asnjë marrëveshje midis vendeve europiane për mundësinë e sanksioneve ndaj Ankarasë

"Vija e ashpër e Francës është në kontrast me dialogun që ofron Gjermania" - theksoi Borrell.

b.ha./Shqiptarja.com

Kategori të tjera