Mësimi online/ Kushi: Të na mirëkuptojnë nxënësit dhe mësuesit! Vendimi jo i imponuar, por për shkak të rrethanave

21 Janar 2021, 19:45 | Përditesimi i fundit: 2021-01-21 19:49:01

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka kërkuar solidaritetin e mësuesve dhe nxënësve pasi mësimi do të vijojë të jetë online.

“Ne respektojmë të gjitha rekomandimet tuaja që lidhen me situatën. E kuptoj shumë mirë situatën e studentëve, problemet që kanë. Dua të ju them se nuk janë të imponuara nga askush por për shkak të rrethanave. Vendimet tona rrjedhin si rezultat i sugjerimeve të Komitetit të Ekspertëve. Do të kërkoja mirëkuptimin dhe solidaritetin e të gjithë studentëve”, tha Kushi.