Mësuesja e muzikës në Fier vjen me një ekspozitë pikture

3 Mars, 19:27

Një ekspozitë plot ngjyra është çelur në galerinë e liceut artistik "Jakov Xoxa" në Fier.

Autorja e është mësuesja e muzikës Rajmonda Paloli, e cila ka zbuluar pasionin për pikturën, kur iu kërkua që përpos muzikës të jepte edhe lëndën e Artit Pamor në shkollën e "Gorishovës".

"Dëshira për të pikturuar më lindi te mësimi që jap edhe atë pamor, ku jam njohur me veprat e autorëve të mëdhenj Pikaso , Kamviski , Klin dhe shumë të tjerëve  kjo është ekspozita ime katërt që unë hap, të treten në vitin 2019 e kam hapur të arbëreshët e Italisë ku unë u mirëprita jashtëzakonisht mirë nga Arbërshët dhe shpresoj edhe këtu sot të me presin mirë.’- tha mësuese Rajmonda.

Ekspozita është hapur me rastin e festave të 7-8 marsit, ndaj vizitorët e parë janë kolegët e saj. Ekspozita me 45 piktura do të qëndrojë e hapur për një javë në qytetin e Fierit.

Kategori të tjera

    Nuk u gjeten video për këtë Kategori!

Shiko të gjitha

    Nuk u gjeten video për këtë Kategori!

Shiko të gjitha