Harron kërcënimet për shpërndarje parlamenti dhe pandeminë, Presidenti Meta ia merr valles në Dibër

20 Shtator 2020, 10:06 | Përditesimi i fundit: 2020-09-20 10:26:57

Pas shpërthimeve dhe kërcënimeve dy ditë më parë për shpërndarje parlamenti dhe grusht shteti, presidenti Ilir Meta shfaqet shumë më i relaksuar dhe i qetësuar.

Ai ka postuar një video duke ia marrë valles në Zall Dardhë të Dibrës, ku kreu i shtetit ndodhet për të kaluar fundjavën.

Edhe pse 'harroi' akuzat dhe sulmet ndaj qeverisë nën terapinë e muzikës dibrane, kreu i shteti ka harruar edhe pandemisë ku distanca, maska e grumbullimet nuk ekzistojnë në takimet dhe festat e tij.

Pa komplekse, pa zbatim rregullash dhe i qeshur presidenti i është bashkuar banorëve dhe valltareve në një valle me ritme të zonës.

Një mbrëmje e paharrueshme në Zall Dardhë. Këto vise të mrekullueshme duhet të gjallërohen përgjithmonë!”, shkruan Meta.