Meta krah mazhorancës në Pezë: Aktorët politikë t'i kërkojnë BE-së 'PO-në' e negociatave...të bëhet e qartë kush i pengon

16 Shtator 2019, 17:06

TIRANË - 77-vjetori i Konferencës së Pezës bëri bashkë presidentin Ilir Meta, zëvendëskryeministrin Erjon Braçe, kryetarin e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, përfaqësues të Kuvendit e pushtetit vendor. Krah tyre, kreu i shtetit dha mesazhe të forta politike, ku duke marrë shembullin e pluralizmit të Konferencës së Pezës, tha se njëjtë edhe sot në kushtet e një krize, të gjithë aktorët politikë duhet të bëhen bashkë për interesin e madh kombëtar, hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

"Kërkesa ime për të gjithë aktorët dhe forcat politike është t'i kërkojnë BE, pavarësisht nga problemet e deritanishme, t'i thotë një po çeljes së negociatave dhe nëse do të ketë kushte për çeljen e tyre, duhet të vendosin kusht për çdo institucion dhe cdo aktorë, përfshirë edhe presidentin e republikës në mënyrë që të gjithë të jenë të qartë se kush do të jetë një pengesë në të ardhmen për të vonuar këtë proces", tha Meta.