Meta: Marifetxhinjtë e PS po tentojnë të blejnë vota brenda partisë së tyre, opozita të mos humbasë vëmendjen nga euforia e fitores

21 Prill 2021, 12:53

Presidenti Ilir Meta tha se opozita të mos hutohet nga euforia e fitores dhe të ndjekë me vëmendje numërimin e votave për partitë dhe kandidatët, pasi ai ka informacion se kandidatë të PS po blejnë vota brenda partisë duke manipuluar komisionerët e opozitës.