Meta në Devoll kujton Dritëro Agollin: Shtëpia e tij të restaurohet sa më shpejt

24 Tetor 2020, 17:59

Presidenti Meta ka vizituar këtë të shtunë (24 tetor) shtëpinë e braktisur të shkrimtarit Dritëro Agollit në Devoll.

Ai i bën thirrje kryetarit të bashkisë, Eduart Duro që të fillojnë punimet për restaurimin e saj dhe kthimin në një shtëpi-muze.

"Sa herë e vizitoj Devollin, e kam të pamundur të mos ndalem në Menkulas, vendlindjen e Dritëroit tonë të dashur e të paharruar, për t'u përshëndetur me banorët dhe për të ndarë me ta kujtimet tona të shtrenjta për patriarkun e letrave shqipe.