Presidenti Ilir Meta ka udhëtuar drejt Dibrës për të marrë pjesë në Ansamblin "Kuvendi i Zall Dardhës".
Meta shkruan se trimërinë dhe heroizmin e dibranëve nëpër luftëra është përjetësuar në këtë këngë.
Dibra është e dashur për Metën edhe për shkak se bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi ka lindur në këtë vend.
"Dibra ngeli përherë bastioni dhe barrikada e parë e betejave ndaj vërshimit të hordhive të ushtrive pushtuese në kufirin verilindor të shqiptarëve.
Trimërinë dhe heroizmin e dibranëve në luftërat për mbrojtjen e territorit dhe identitit tonë kombëtar, populli e ka përjetësuar në këngë.
Padyshim një ndër më të veçantat, dhe një nga më të dashurat për mua është edhe Kënga e Hajredin Pashës.
Por më të jashtëzakonshme e bëri për mua, këngëtarja më e re e Ansamblit "Kuvendi i Zall Dardhës", Elisa Skarra, vogëlushja 10-vjeçare, që të mahnit jo vetëm me talentin e jashtëzakonshëm, por edhe me dashurinë e madhe për Atdheun e rrënjët e të parëve.
Një falenderim të veçantë kam për prindërit e saj që kanë mbajtur gjallë traditat dhe kanë trashëguar tek brezi më i ri vlerat tona më të mira kombëtare. Model frymëzimi për të gjithë!
Ju përshëndes me këtë interpretim virtuoz të artistes sonë Elisa Skarra", shkruan Meta.