Meta nga Vlora: ‘Banditi’ i Astrit ka ardhur për të bërë presion, kjo është arsyeja pse largohen të rinjtë!

16 Prill 2021, 12:04 | Përditesimi i fundit: 2021-04-16 15:16:35

Presidenti Ilir Meta tha nga Vlora se ‘banditi i Astirit’ ka shkuar në Vlorë për të bërë presion dhe se kjo është arsyeja se pse të rinjtë largohen nga qyteti.

‘Unë i ftoj të gjithë qytetarët e Vlorës, që në 25 Prill të vrapojnë për të votuar, që vendi të hyjë në shinat e demokracisë, t’iu japin shpresë të rinjve që të jetojnë dhe punojnë këtu në Vlorë, ftoj të rinjtë dhe të rejat e Vlorës që të denoncojnë çdo aferë për blerjen e votave, ti qëndrojnë çdo presioni, i ftoj të gjithë të votojnë për kandidatet dhe kandidatët që e luftojnë korrupsionin, dhe jo atyre që bëjnë sikur e luftojnë.

Banditi i Astirit ka ardhur këtu për të bërë presion, kjo është arsyeja se pse largohet të rinjtë nga Vlora, pasi vetëm në këtë mënyrë mund të kemi një Vlorë më të begatë.

Unë kam vetëm një interes , Vlora e vlonjatëve, sepse nuk do të doja që këtu të vij të takon njerëz nga Bangladeshi apo nga Siria, ishim këtu për të nderuar gjakun e atyre që e lanë në luftë me pushtuesin, ne e dimë se kush janë ata që nxisin largimin e rinisë.

Jam krenar për çdo vlerësim që kam dhënë dhe jap, sa i takon provokimeve ordinere ne e dimë që këtu në Vlorë, ka një adresë që do tia tregojmë në 26 Prill, në mënyrë që të shijojë më mirë diellin.

Vlora është e të gjithëve jo vetëm e vlonjatëve, aq më tepër e një presidenti nga Skrapari, aq më shumë një presidenti ku fshati i tij i lindjes ka sjellë një çetë më vete në luftën e Vlorës.’- tha Meta.