Meta sfidon natyrën, noton në ujërat e akullta të liqenit të Jazhnicës

13 Gusht 2019, 09:42 | Përditesimi i fundit: 2019-08-13 09:49:48

KOSOVË- Presidenti Meta nuk ndalon së publikuari foto apo video duke sjellë para njerëzve bukuritë e rralla nga pushimet e tij. Kësaj rradhe ai ka qenë në një vend tjetër në Kosovë. Në video ai shfaqet duke notuar në liqenin e Jazhincës, një ndër pasuritë e mrekullueshme ujore në Kosovë.

Liqeni është një vend i papërshtatshëm për të notuar, pasi temperatura e ujit është shumë e ulët. Shumë pak persona kanë guximin të notojnë në të, ndryshe nga presidenti jonë që sfidon natyrën dhe noton në ato ujëra të akullta. Kujtojmë që Meta po pushon në Kosovë bashkë me familjen.

Postimi i Metës:

Të dashur miq!
Një mrekulli e veçantë këtë herë ishte të zbuloja dhe të notoja në Liqenin e Jazhincës, një monument i rrallë natyror 2180 metra mbi nivelin e detit.