Meta: Vendet e BE të veprojnë si Bundestagu! Lleshaj: Franca dhe Holanda nuk eklipsojnë 26 vende

18 Tetor 2019, 13:53 | Përditesimi i fundit: 2019-10-18 16:07:10

Presidenti Ilir Meta i ka bërë thirrje vendeve anëtarev të BE, që të ndjekin shembullin e Gjermanisë. Nga Kukësi Meta tha se duhet reflektim nga këto vende.

"Për negociatat nuk mund të flitet sot pasi asgjë nuk ka përfunduar. Shpresojmë të ketë reflektim. Shpresoj që këto vendet që janë skeptike të ndjekin shembullin e Bundestagut të Gjermanisë", u shpreh Meta.

Ndërsa ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj u shpreh nga Dropulli se vendimi i Holandës për qëndrimin kundër hapjes së negociatave është politik, por shtoi se qëndrimi i Francës dhe Holandës nuk mund të eklipsojë 26 vendet e tjera.

"Vendimi  Holandës është politik. 26 vende anëtare e mbështesin pa kushte. Qëndrimi i dy vendeve nuk eklipson 26 vendet e tjera. Nuk kemi një përgjigje negative që po tentohet të bllokohet në dy vende. Nuk është për shkak të Shqipërisë apo Maqedonisë së Veriut, por i duhet atyre kohë.

Ne shpresojmë që Komuniteti i Dropullit të dijë të bëjë zgjedhjet e duhura. Vlerësojmë marrëdhëniet e mira mes shqiptarëve dhe grekëve. Do ketë masa të shtuara nëse do ketë nevojë për masa të shtuara", u shpreh Lleshaj.