Metën e 'tradhton' edhe zëdhënësi: Zgjedhjet mund t'i shtyjë vetëm Kuvendi

11 Tetor 2019, 20:02

TIRANË- Zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi doli sot në një deklaratë për mediat për të mbrojtur argumentin e vazhdueshëm të Metës, se nuk është shkelur Kushtetuta me dekretin për anulimin e 30 qershorit.

Por teksa citoi një frazë nga raporti i Komisionit të Venecias, Blushi deklaroi se vetëm në rast të gjendjes së jashtëzakonshme është parlamenti që duhet të miratojë legjislacion për shtyrjen e zgjedhjeve, pra jo presidenti siç ndodhi me rastin e 30 qershorit.

Dokumenti Tao Tao përhap lajmin e gënjeshtërt se sipas Venecias, Presidenti nuk mundet të anulojë zgjedhjet.

Ndërkohë sipas deklaratës zyrtare për shtyp të Këshillit të Europës, mbi raportin final të Komisionit të Venecias thuhet si më poshtë: “Sipas opinionit të miratuar sot, i cili ishte kërkuar nga kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruci, Komisioni i Venecias vëren se edhe në rast të gjendjes së jashtëzakonshme, siç është lufta apo katastrofa natyrore, Parlamenti do të duhej të miratojë legjislacion ad hoc (të posaçëm) për të shtyrë zgjedhjet”, u shpreh Blushi.

    No videos found.