Meze në tigan me perime dhe copëza mishi
Përbërësit:
- 1 patëllxhan
- 1 kungull
- 2 filxhanë çaji vaj
- 1 qepë
- 1 karrotë
- 6 thelpinj hudhër
- 2 domate
- 3 degëza borzilok
- 3 degëza kopër
- 4 gjethe dafine
- ½ lugë çaji kripë
- 1 majë luge kanellë
- 1 majë luge sheqer
- ½ filxhan kafeje verë të kuqe
- 12 kokrra piper i zi
- 1 lgj salcë e koncentruar
- 1 filxhan çaji me copëza mishi ose dhjamushka
- Lëng mishi ose lëng kockash
Përgatitja:
Qëroni patëllxhanët me shirita dhe pritini në rondele. Lërini 20 minuta në ujë me kripë. Thajini dhe skuqini lehtë në vaj. Vendosini mbi letër kuzhine. Në një tigan tjetër kaurdisni qepën, karotën dhe hudhrën. Shtoni copëzat e mishit të zier ose dhjamushkave dhe lëreni 2–3 minuta të lëshojë aromën. Hidhni domatet e grira, borzilokun, koprën, dafinën, kripën, kanellën dhe sheqerin. Shtoni verën e kuqe dhe lëreni salcën të vlojë. Hidhni patëllxhanët, kungullin, piperin dhe gatuajini 7–8 minuta në zjarr të ulët. Në fund spërkateni me pak vaj ulliri dhe shërbejeni të ngrohtë.




















