‘Mezi takojmë njëri-tjetrin’, ‘kritikat’ e Myftiut të Vlorës: Do doja të kishim festa një herë në muaj, sebeb për t’u takuar

6 Qershor, 13:00 | Përditesimi: 6 Qershor, 13:00

Myftiu i Vlorës, Ardit Hoxhllaku, gjatë fjalës që mbajti në faljen e namazit në xhami, kishte edhe disa kritika. Ai apeloi për më shumë afërsi dhe prani me njëri-tjetrin, teksa tha se do të doja që të kishim më shpesh festa, pasi njerëzit kohët e fundit, po takohen vetëm për raste të tilla.  

“Këto vitet e fundit, e presim me padurim sepse kemi filluar ta takojmë njëri-tjetrin vetëm për festa. Kemi filluar të kujtojmë fqinjët tanë vetëm për festa. Do të kisha dashur prej Zotit që këto festa t’i kishim njëherë në muaj, që të bëhej një sebeb takimi me njëri-tjetrin.

Vëllezër dhe motra, qëllimi i kurbanit është të afrohemi me zotin e gjithësisë, por nëse ne nuk dimë të afrohemi me njëri-tjetrin, të kupotpojmë njëri-tjetrin s’kemi për ta kuptuar zotin kurrë dhe s’kemi për t’u afruar asnjëherë. Ne zoti na kra krijuar njerëz, na ka dalluar nga krijesat duke na dhuruar mendjen dhe logjikën. Ne jemi krijesa të cilat orientohemi nëpërmjet mendjes tonë, besimit dhe nuk jemi si kafshët që vetëm nëpërmjet instikteve jetojnë.”, u shpreh ai.

I.M/Shqiptarja.com