Milani fiton me lehtësi edhe në Europë, ngec Rom

30 Tetor, 13:12

Milani i Stefano Piolit po shkëlqen edhe në Europë. Kuqezinjtë kaluan lehtësisht 3-0 në “San Siro ndaj Spartës së Pragës dhe kryesojnë grupin H të Europa League me 6 pikë pas dy ndeshjeve të para. Dueli foli vetëm për Milanin që zhbllokoi rezultatin me Brahim Diaz ndërsa më pas Ibra gaboi një penallti. Në pjesën e dytë suedezi i la vendin Leaos që dyfishoi rezultatin dhe mbrojtësi Dalot mbylli llogaritë duke shënuar golin e tretë. Roma e Kumbullës ngeci në një barazim pa gola me CSKA-në e Sofies dhe ngjitet në kuotën e 4 pikëve në grupin A.

Napolit nuk i lejohej një tjetër hap fals dhe djemtë e Gatusso-s nuk gabuan sërish. Në transfertë ndaj Real Sociedad Napoli triumfoi 1-0 falë golit të Politano dhe siguroi tre pikët e para në grupin F të Europa League. Paraqitje shumë të mirë bëri edhe Hysaj.

r.k./Shqiptarja.com

Kategori të tjera