Milani ngec me Udinesen dhe i jep Interit bonusin e 6 pikëve/ Fitojnë Roma e Atalanta ndërsa Barça 'kap' finalen e Kupës

4 Mars 2021, 11:29

Milani frenon sërish dhe i jep Interit një bonus shumë të madh në garën për titullin kampion. Kuqezinjtë u shtangën nga Udinese që barazoi 1-1 në “San Siro” dhe i afrohen kreut në tre pikë. Miqtë kaluan në avantazh me Becao në minutën e 68-të dhe Milanin e shpëtoi Kessie që me penallti barazoi në minutën e 97-të. Interi nëse mund sonte Parmën shkëputet me 6 pikë në kryesim.

Pas dy ndeshjesh tek fitorja u rikthye Roma në javën e 25-të. Verdhekuqtë triumfuan 2-1 në transfertë ndaj Fiorentinës ku protagonist ishte Spinazzola që kalon Romën në avantazh por më pas e dërgon topin në portën e tij. Goli i Diaëara i dha fitoren Romës që merr pikë jetike për zonën Champions.
Ndërsa në zonën Champions u ngjit Atalanta që bëri goleadë në Bergamo ndaj Crotones. Bergamaskët fituan 5-1 duke dhuruar spektakël dhe sigurojnë fitoren e katërt radhazi.

Nga ekipet e mëdha dje ngeci Napoli që mbetet në vend të shtatë në renditje. Mes Sassuolos dhe Napolit u zhvillua një ndeshje spektakolare që përfundoi në barazim 3-3. U aktivizuan për napoletanët Rrahmani dhe Hysaj me shkodranin që shkaktoi edhe penallti.

Barcelona bën remundata ndaj Sevillas dhe siguron finalen e Kupës së Mbretit. Andaluzianët e kishin fituar 2-0 ndeshjen e parë por mbrëmë katalanasit fituan 3-0 pas kohëve shtesë dhe presin biletën e finales. Fillimisht Dembele e më pas Pique në momentet e fundit dërguan ndeshjen në shtesë atje ku e vendosi Braithëaite. Finalistja tjetër del nga dueli Levante-Bilbao.

Ndërkaq në Premier League Manchester United koleksionon barazimin e dytë radhazi dhe lë Cityn të shkojë në 14 pikë plus në krye. Ndaj Crystal Palace ndeshja u mbyll pa gola./ Përgatiti Andi Kapxhiu