Militantët e PD qëllojnë me shishe uji deputetin Tom Doshi dhe ndjekin nga pas anëtarët e Këshillit Bashkiak

19 Gusht 2019, 12:42

Sapo kanë dalë nga mbledhje ku u konstitua Këshilli Bashkiak i Shkodrës, militantët e PD kanë nisur sulmet ndaj deputetit Tom Doshi, përfaqësuesve të PS dhe këshilltarëve të tjerë që ishin brenda mbledhjes. Në një moment një nga protestuesi hedh edhe një shishe me ujë ndaj deputetit Tom Doshi. Ndërkohë kanë qenë badigardët e deputetit që kanë bërë të mundur që të ndalojnë protestuesit t'i afrohen deputetit. 

Në një deklaratë shumë të shkurtër Doshi ka thënë se aty vjen si aleat i PS dhe se vendimet i merr kryeministri Rama.