'Mini Shengeni i Ballkanit', Shkodra: Nisma pozitive, por nuk duhet përjashtuar Kosova

13 Tetor 2019, 15:54

TIRANË- Marrëveshja e nënshkruar mes Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë në Novisad më 10 tetor, për bashkëpunimin rajonal pa dogana, për Sekretarin e Shoqatës së Prodhuesve Shqiptarë, Arben Shkodra, është e paqartë. Shkodra thekson se nuk ka një analizë paraprake për përfitimet.

“Nuk kemi një analizë të kostove dhe përfitimeve që ne mund të kemi nga ky bashkëpunim, së pari dhe së dyti unë besoj që të gjithë biem dakord si prodhuesit por edhe sipërmarrja shqiptare ka shumë rëndësi të qasemi në rajon  dhe nëpër botë, mënyra se si do qasemi është një diskutim tjetër”, tha Shkodra.

    No videos found.