Ministri i Mbrojtjes së Nagorno-Karabakh sulmohet me raketë, gjithçka filmohet LIVE me dron

27 Tetor 2020, 17:06

Azerbajxhani ka publikuar pamje të momentit kur një dron i komanduar prej tyre ka qëlluar makinën ku udhëtonte ministri i Mbrojtjes i rajonit separatist armen të Artsakh, 

Bëhet fjalë për rajonin e Nagorno Karabakhut, e cila aktualisht është duke luftuar me forcat azere për kontrollin e zonës që njihet ndërkombëtarisht si pjesë territoriale e Azerbajxhanit.Makina e Jalal Harutyunyan u qëllua teksa po udhëtonte për në front prej dronit azer, i cili nga pamjet duket se ka nën kontroll të gjithë situatën, pas shpërthimit të raketës, duken tre trupa të shtrirë në tokë. Azerët pretendojnë  gjatë këtij sulmi ai ka rezultuar i vdekur ndërsa armenët pretendojnë se ai është plagosur dhe gjendet në spital.