Ministria e Kulturës kërkon futjen e 4 trashëgimive kulturore në UNESCO! Mes tyre 'Xhubleta' dhe 'vallja e Tropojës'

23 Nëntor 2020, 22:42

Ditën e sotme (23 nëntor) u nënshkrua në Razëm Memorandumi i Mirëkuptimit mes Ministrisë së Kulturës dhe Fondacionit Shqiptaro–Amerikan për Zhvillim (AADF) për përgatitjen e dosjeve të aplikimit dhe regjistrimit të katër dukurive të trashëgimisë kulturore shqiptare në “Listën përfaqësuese të dukurive jomateriale të njerëzimit” të UNESCO-s.