Miratimi i rezolutës për gjenocidin e Srebrenicës, presidenti i Bosnjë-Herecegovinës falenderon deputetët shqiptarë

7 Korrik 2022, 10:47

Presidenti i Bosnjë-Hercegovinës, nëpërmjet një video-mesazhi, Shefik Xhaferoviç ka falënderuar deputetët shqiptarë për miratimin e Rezolutës së Gjenocidit të Srebenicës

“Falënderoj të gjithë deputetët e parlamentit të Shqipërisë për miratimin e rezolutës për gjenocidin e Srebenisës. Në të vërtetë ky është respekt për viktimat. Shqipëria dhe BH janë dy vende miqësore”, tha presidenti i Bosnje Hercegovinës.