Mirëdita Mësuese Mësimi 10

27 Maj 2019, 11:27

Gjatë këtij mësimi mësuese Anjeza sqaron kuptimin dhe përdorimin e foljes “ndodh”, si dhe kuptimin e përdorimin e emrit “pjesë”. Si duhen lidhur këto fjalë me fjalët e tjera në një shprehje? Kur mund të përdoren dhe kur, jo? Pse priremi vetëm drejt përdorimit të parë të tyre dhe harrojmë kuptimet e dyta, të figurshme? Në mbyllje, si fjalë e huaj për sot është zgjedhur “tendencë”, zanafilla e saj dhe mospërdorimi i fjalës shqipe “prirje”.